Flash News

E-TJERA

Fushata, Ardi Veliu urdhër drejtorëve dhe shefave të komisariateve: Qëndroni në punë çdo ditë të javës!

Fushata, Ardi Veliu urdhër drejtorëve dhe shefave të

Drejtorët e policive vendore dhe shefat e komisariateve të policisë vend do të qendrojnë në punë dhe në fundjavë gjatë këtij muaji të fushatës elektorale për zgjedhjet parlamentare të 25 prillit. Ky është urdhërdhëri që iu ka dhënë drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu.

Edhe drejtorët apo shefat të cilët punojnë larg vendbanimit të tyre, gjatë kësaj periudhe nuk do të largohen nga vendi i punës në fundjavë, raporton BalkanWeb.

Largimi i tyre, do të lejohet vetëm në rastet nëse kanë nevoja të veçanta dhe u duhet me patjetër që të largohen nga puna.

Kujtojmë se para nisjes së fushatës, më 14 mars, militantët e PD-së dhe PS-së u përplasën fizikisht me njëri-tjetrin gjatë ditës së verës në Elbasan. Gjithashtu janë sulmuar dhe disa zyra elektorale të disa subjekteve politike në disa qytetet të Shqipërisë.

Të fundit