Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
“Fushata u dominua nga kryetarët e partive”, VOA: Gratë kandidate, vetëm 11% të protagonizmit në media

Në Shqipëri zëri i grave dhe vajzave kandidate në fushatat zgjedhore ka ardhur duke rënë në tre zgjedhjet e fundit. Sipas një monitorimi të Autoritetit të Mediave Audiovizive në fushatën për zgjedhjet vendore të së dielës, ato kishin vetëm 11% të protagonizmit në media, kundrejt burrave.
Aleanca e grave në parlament po mendon që kjo çështje të rregullohet me ligj. Nga ana tjetër aktivistë të barazisë gjinore thonë se tribunat elektorale zotërohen në masë nga drejtuesit kryesorë të partive duke ju lënë shumë pak kohë grave të prezantojnë platformat e tyre përballë zgjedhësve.
Në Shqipëri fushata për zgjedhjet vendore përfundon sot. Në zgjedhje garojnë 144 kandidatë për kryetar bashkie, dhe mbi 23 mijë e 600 kandidatë për anëtarë të këshillave bashkiakë. Ndërsa Kodi Zgjedhor parashikon që në listat e këshilltarëve 50% të jenë gra, për kandidatët për kryetar bashkie nuk ka kuota gjinore, për pasojë, këtë herë, vetëm 15, ose 10.4% e 144 kandidatëve, janë gra.
Por, edhe pse për parlamentet e bashkive, konkurrojnë mbi 11 mijë e 800 gra, studiues të zgjedhjeve në Shqipëri, konstatojnë se zëri publik i grave dhe vajzave në fushatë ka qënë i dobët. Autoriteti i mediave audiovizive, pas një monitorimi të televizioneve dhe radiove, konstatoi se diferenca mes zërit të burrave dhe grave, si në prezantimet e takimeve zgjedhore, ashtu dhe në studiot televizive, ishte e thellë.
“Shifra është evidente e shporporcionuar. 11% të protagonizmit e zënë gratë dhe vajzat dhe 89% meshkujt”- u shpreh për Zërin e Amerikës, Dr. Arben Muka, drejtor i programeve në AMA.
Koordinatorja kombëtare e rrjetit “Barazi në Vendimmarrje”, Edlira Çepani, thotë se organizata që ajo drejton, ka kryer monitorime të kësaj natyre edhe në dy fushatat e zgjedhjeve të mëparshme. Ajo konstaton se zëri i grave në fushatë, ka ardhur duke u zbehur, nga 14 në 11% në fushatën aktuale.
“ Duket qartë në mënyrë të çuditshme edhe pse është një fushatë lokale, atë po e bëjnë kryetarët e partive. Duke qenë se nuk rregullohet me ligj dhe kuotë, kemi sërish një numër shumë të ulët të grave dhe vajzave kandidate për kryetare bashkie. Kjo i jep atyre një zë edhe më të ulët. Por dhe në mbulimin mediatik në studio, panele, ato kanë një zë të zbehtë”- u shpreh për Zërin e Amerikës, Edlira Çepani, Koordinatore kombëtare e rrjetit “Barazi në vendimmarrje”.
Kodi zgjedhor parashikon kohë të caktuar në media për fushatën e partive politike. Por ekspertët vërejnë se ka një arsye se përse zëri i grave në aktivitetet politike që prezantohen në media është i ulët.
Drejtuesit e partive dhe jo kandidatët për kryetarë, e aq më pak ata për këshillat bashkiake, kanë patur mundësi t’u drejtohen votuesve përmes medias. Në këtë atmosferë, zëri i grave kandidate duket se ka humbur.
“Janë strategjitë e partive politike të cilat vënë si protagonistë në fushatë burra. Dhe kjo identifikohet edhe përmes pasqyrimit që i bëjnë televizionet fushatës elektorale. Mënyra se si organizohet ai takimi me zgjedhësit, bën që pjesën e luanit të marrin drejtuesit kryesorë të partive duke lënë në minorancë kandidatet për kryetare dhe anëtare të këshillave bashkiakë të cilat duhet t’u thonë më shumë qytetarëve, të prezantojnë platformat, se si e mendojnë ato zhvillimin e njësisë së tyre administrative”- vijoi Dr. Arben Muka, Drejtor i programeve në AMA.
Por si e shpjegojnë vetë gratë dhe vajzat e përfshira në politikë këtë situatë. Sekretarja organizative e gruas në PS, Etilda Gjonaj,thotë se partia e saj ka bërë disa përparime kur bëhet fjalë për përfaqësimin e grave në qeverisje, me rreth 70%, në bashkëdrejtimin e organizatave socialiste apo dhe degëve të partisë. Por në lidhje me zërin e grave në fushatën zgjedhore situata është ndryshe. Zonja Gjonaj shpjegon se aleanca e grave në parlament po mendon për ta adresuar këtë çështje, në Kuvend.
“ Duhej patjetër të kishte një përmirësim. Edhe në kuadër të iniciativave që kemi marrë si gra deputete në parlament, e kemi menduar që ndoshta do duhej të ketë një përcaktim në Kodin Zgjedhor, se sa kohë televizive duhet të ketë një grua kandidate. Duke e artikuluar si një propozim ligjor me qëllim që të përfshihet”- u shpreh për Zërin e Amerikës, Etilda Gjonaj, sekretare e gruas në PS.
E megjithatë Zonja Gjonaj, mendon se gratë në PS e kanë shumë të fuqishëm zërin e tyre në bazë, dhe se disa sondazhe të brendshme, siç thotë ajo, kanë treguar se ato e mbështesin partinë më shumë se burrat.
“Gratë nuk janë thjesht votuese. Gratë janë dhe menaxhere fushate. Gratë janë dhe të deleguara që merren me zona të caktuara. Dhe më thënë të drejtën pa ulur aspak rëndësinë e rolit dhe të kontributit të burrave në parti, gratë kanë një rol të jashtëzakonshëm. Se janë ato që bëjnë një punë si milingonat të cilat shkojnë derë më derë dhe përcjellin në strukturat e partisë problematikat”- vijoi Etilda Gjonaj, sekretare e gruas në PS.
Deputetja e PD Merita Bakiu, e cila më herët ka patur një përvojë si anëtare në këshillin bashkiak në Krujë, mendon se gratë kandidate për këto këshilla duhet dëgjuar, dhe se zëri i tyre në fushatë thuajse mungoi.
“Gjatë përvojës që kam patur si këshilltare bashkie, kam takuar gra që kanë ide shumë të mira për zhvillimin e bashkive ku kandidojnë, por nuk u jepet mundësia t’i shpalosin këto ide”- u shpreh për Zërin e Amerikës Merita Bakiu, deputete e PD.
Me një përvojë 4 vjeçare si anëtare e këshillit bashkiak në Tiranë, Maura Linadi, kandidon sërish në këto zgjedhje. Ajo do donte që gratë të kishin më shumë zë në kohën televizive të përcaktuar për fushatën në media. E megjithatë Zonja Linadi thotë se ato kanë pika të tjera të forta.
“Ne gratë, pikën më të fortë e kemi në terren. Ju e patë dhe sot, ne marrim çdo mendim dhe kritikë dhe e përcjellim atje ku duhet, për t’i ardhur në ndihmë nevojave të gjithë qytetarëve të Tiranës”- u shpreh për Zërin e Amerikës Maura Linadi, kandidate për këshillin e bashkisë, Tiranë.
Në Shqipëri kornizat ligjore për rritjen e përfaqësimit të grave në parlament dhe këshillat bashkiakë janë përmirësuar ndjeshëm. Por përtej këtyre ajo që shqetëson aktivistët për barazinë gjinore, lidhet me zërin e dobët të gruas, kur bëhet fjalë për ballafaqimin e ideve dhe të platformave të tyre në fushatë.
Ndonëse roli i grave në bazë për partitë është i fortë, tribunat e mitingjeve elektorale vazhdojnë të zotërohen në masën 90% nga burrat me pushtet në parti, dhe kjo sipas studiuesve nuk është një shenjë e mirë për demokracinë./VOA
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38