Flash News

E-TJERA

Fyerjet raciste ndaj Vinicius, Brazili solidarizohet duke fikur dritat e statujës së Krishtit

Fyerjet raciste ndaj Vinicius,  Brazili solidarizohet duke fikur dritat e

Nuk janë zbutur polemikat për fyerjet raciste ndaj Vinicius Junior, yllit të Real Madridit, i cili është kthyer në objektivin e preferuar të racistëve në stadiume të ndryshme të Ligës Spanjolle.

Megjithatë, pika e pakthimit u arrit në stadiumin 'Mestalla' në Valencia, me lojtarin që reagoi ashpër, duke tërhequr vëmendjen e botës për atë që ndodhi. Brazili bëri homazhe për lojtarin me një gjest emocionues.

Brazili i bën homazhe Vinicius

Në profilin e tij në Instagram, vetë Vinicius publikoi një foto që portretizon statujën e famshme të Krishtit në Rio de Zhaneiro të fikur për një orë, në orën 18:00 me kohën lokale, në shenjë solidariteti me të. Një iniciativë e krijuar nga drejtuesit e shenjtërores në bashkëpunim me federatën braziliane të futbollit dhe Observatorin për diskriminimin racor në futboll.

“Një gjest që dëshiron të jetë simbol i luftës kolektive kundër racizmit, në solidaritet me Vinicius dhe të gjithë ata që vuajnë paragjykimet në botë”, sqaron promotorët e raportuar nga gazeta “Globo”.

Postimi i Vinicius

"I zi dhe imponues. Krishti Shëlbues ishte pikërisht i tillë. Një gjest solidariteti që më prek, por mbi të gjitha që më nxit edhe më shumë për të nxjerrë në dritë luftën tonë. Unë i vlerësoj shumë të gjitha shprehjet e dashurisë dhe mbështetjes që kam marrë muajt e fundit. Si në Brazil ashtu edhe në mbarë botën. E di saktësisht nga kush."

"Mbani në llogarinë time, e di që shumica e njerëzve përbëhen nga njerëz të mirë dhe unë nuk dorëzohem. Kam një qëllim për të arritur në jetë dhe nëse më duhet të vuaj më shumë për ta bërë këtë, jam gati dhe i përgatitur të luftoj që brezat e ardhshëm të mos kalojnë situata të ngjashme."

Fyerjet raciste ndaj Vinicius,  Brazili solidarizohet duke fikur dritat e

Të fundit