Flash News

E-TJERA

Gabriel Escobar: Sanksionet janë mjet i rëndësishëm kundër korrupsionit, do të ketë edhe më shumë

Gabriel Escobar: Sanksionet janë mjet i rëndësishëm

I dërguari i posaçëm për Ballkanin, Gabriel Escobar ka folur për situatën në Ballkanin Perëndimor. Ai tha sfida kryesore mbetet korrupsioni.

Në një intervistë për Zërin e Amerikës në gjuhën serbe, Eskobar tha se sanksionet nuk janë mjeti kryesor i angazhimit amerikan në Ballkanin Perëndimor, duke shtuar se ato kanë efekt. Rrjedhimisht, shtoi ai, do të vendosen edhe sanksione të tjera.

Sipas Eskobar, është zhgënjyese që vendet nuk kanë bërë progres sa i përket integrimit evropin.

"Pra, po, është pak zhgënjyese që, nga njëra anë, nuk ka pasur progres të mëtejshëm në integrimin evropian, që shumë vende nuk kanë bërë progres të mëtejshëm në zbatimin e reformave, veçanërisht në luftën kundër korrupsionit, që do të thoja është sfida më e madhe në Ballkanin Perëndimor.

Siç thashë më herët, nuk dua që njerëzit të mendojnë se Shtetet e Bashkuara po angazhohen në rajon kryesisht përmes sanksioneve. Sanksionet nuk janë mjeti kryesor i angazhimit të SHBA-së në rajon. Megjithatë, kjo administratë është shumë e përkushtuar në luftën kundër korrupsionit dhe një nga mjetet në këtë luftë janë këto sanksione.

Dhe mund të them PO, do të ketë më shumë, por ky nuk do të jetë mjeti kryesor i angazhimit tonë. Për më tepër, më duhet të sqaroj gjithashtu se këto sanksione nuk janë në shënjestër të vendeve. Ato nuk synojnë popuj të veçantë. Ata synojnë individë që janë thellësisht të përfshirë në korrupsion", tha Eskobar.

 

 

 

 

 

Të fundit