Flash News

E-TJERA

Gafa e radhës e Begajt, ç’ndodhi gjatë ceremonisë së pritjes të presidentit italian

Gafa e radhës e Begajt, ç’ndodhi gjatë ceremonisë

Presidenti Bajram Begaj duket se nuk është mësuar ende me protokollet që i imponon detyra e Kreut të Shtetit. Gafa e radhës ka qenë gjatë pritjës së presidentit italian, Sergio Mattarella, i cili vizitoi Tiranën pak ditë më parë.

Ka qenë deputetja demokrate, Ina Zhupa që ka ndarë një video, ku presidenti Begaj ecën dhe vijon me programin, teksa luhet himni i Italisë. Sikleti i presidentit për mënyrën se si duhet të ndjekë protokollet u vu re gjatë ceremonisë, teksa fshinte djersët.

Gafa e radhës e Begajt, ç’ndodhi gjatë ceremonisë

“Gafa e rradhës! Presidenti ynë ecën ndërkohë që banda luan himnin e Italise, duke vënë në siklet edhe presidentit italian Mattarella i cili disa herë tenton ta ndalojë edhe nuk arrin të kuptoj se cfarë po ndodh.

Si gjeneral duhet të kishte më shumë dijeni për protokollin e shtetit ose të mos pushonte nga puna njerëzit që dine”, shkruan Zhupa.

Më herët në rrjet pati reagime të shumta dhe ironizime për letrën e Begajt, drejtuar familjes mbretërore britanike për ndarjen nga jeta të mbretëreshës Elisabeta II.

Begaj i drejtohej mbretëreshës me termin “Shkëlqesia e Saj”, kur në fakt duhet t’i referohet si “Madhëria e Saj”.

Gafa e radhës e Begajt, ç’ndodhi gjatë ceremonisë

 

 

Të fundit