Flash News

E-TJERA

Gafat e Begajt, eksperti i protokollit: Presidenca nuk bëhet me komandë ushtarake

Gafat e Begajt, eksperti i protokollit: Presidenca nuk bëhet me

Presidenti Bajram Begaj është kritikuar së fundmi për ‘gafat’ me letrën ngushëlluese shkruar Mbretin Charles III për vdekjen e Mbretëreshës Elizabeth II dhe pritjen e presidentit italian Sergio Mattarella.

Vangjel Mita, ekspert për çështjet e protokollit, ka thënë se Presidenca nuk bëhet me komanda ushtarake sikurse Begaj vepron, por me këshillim bashkëbisedim.

I ftuar në Euronews Albania, Mita u shpreh se punonjësit e Presidencës duhet të jenë me eksperiencë.

“Kam respekt për njohuritë e tij në aspektin ushtarak, por nuk bëhet në Presidencë me komandë. Në Presidencë bëhet me këshillim, bashkëbisedim, vjelje të mendimi dhe kjo vjen jo vetëm nga stafi i ngushtë. Por për të duhet të punojë edhe Ministria e Jashtme dhe komisioni i jashtëm. Nuk duhen marrë punonjës menjëherë sa fillon detyrën duhet të jenë me eksperiencë se në institucione të tilla si presidenca duhet të harmonizohet dija me eksperiencën se në diplomaci dhe sidomos në protokoll, në leksionet e kurseve diplomatike ka shumë orë dëgjesa dhe praktika për këto gjëra”, tha Mita.

Të fundit