Flash News

E-TJERA

Gara për BKH/ 39 kandidatë mbyllin intervistat, faza e radhës përfshin deklarimin e pasurisë

Gara për BKH/ 39 kandidatë mbyllin intervistat, faza e radhës

Vetëm 39 nga 60 kandidatë kanë kaluar me sukses testin e rradhës për tu bërë pjesë e Byrosë Kombëtare të Hetimit. Përmes një njoftimi zyrtar, BKH thotë se 39 kandidatët do të plotësojnë formularin e pasurisë dhe do t’i nënshtrohen testit poligrafik.

Njoftimi i plotë:

Komisioni i Përzgjedhjes në datë 19.11.2020, mbylli Fazën e Intervistës dhe përzgjedhjes së kandidatëve, për fazat e mëtejshme të konkurrimit.

Kandidatët e kualifikuar janë të renditur sipas numrit rendor nga 1 deri 39. Kandidatët e kualifikuar, do të plotësojn deklaratën e pasurisë. Kandidatët e kualifikuar, do ti nënshtrohen Testit të Poligrafit.

Të fundit