Flash News

E-TJERA

Gara për BKH/ Kandidatët do t’i nënshtrohen një tjetër testi, çfarë duhet të dinë për këtë fazë

Gara për BKH/ Kandidatët do t’i nënshtrohen një

Kandidatët e mbetur në garë për hetues të Byrosë Kombëtare të Hetimit do të vijojnë t’iu nënshtrohen testeve të tjera për t’u bërë pjesë e kësaj strukture themelore të luftës ndaj korrupsionit.

Emrat e kualifikuar që do ti nënshtrohen testit të Poligrafit, do të plotësojnë “Deklaratën e pasurisë dhe interesave private e kandidatit për pozicione të ndryshme në institucionet e sistemit të drejtësisë”.

Deklarata e pasurisë, e plotësuar, do të dërgohen të skanuara, me e-mail, në adresën [email protected], jo më vonë se data, 02.12.2020.

Kandidatët e kualifikuar, që do ti nënshtrohen Testit të Poligrafit, për vendin, datën, orën e zhvillimit të Testit dhe për udhëzime të hollesishme do të njoftohen në datën 02 Dhjetor 2020, në website-in e BKH-së, (BKH.al).

Të fundit