Flash News

E-TJERA

Gara për drejtimin e PD, kush janë dy emrat që do të propozojë grupimi "Për PD"

Gara për drejtimin e PD, kush janë dy emrat që do të
Grupimi "Për PD"

Grupimi “Për PD-në” do të shpallë dy kandidatë, të cilët do të garojnë për për kryetar të PD. Emrat do të bëhen publike nesër, por “Panorama” raporton se dy kandidatët do të jenë ish-kreu i PD në Kukës, Ibsen Elezi dhe ish-anëtarja e kryesisë, Edith Harxhi.

Disa ditë më parë, anëtari i këtij grupimi Bilsim Ahmetaj tha se po diskutohej për Harxhin, por duket se tashmë do të dalin dy emra. Deri më tani kandidatët që garojnë për kreun e PD-së, janë Lulzim Basha dhe Fatbardh Kadilli. 

Komisioni Zgjedhor i Partisë Demokratike ka hapur garën për kreun e ri të PD. Emrat e kandidatëve do të pranohen deri më 22 maj. Gjithashtu ka nxjerrë kriteret dhe procedurat që duhet të plotësojë çdo kandidat.

Në mbledhjen e Këshillit Kombëtar të PD, disa ditë më parë, u vendos që zgjedhjet në parti të mbaheshin më 13 qershor, nga 22 korrik që ishte më parë.

Të fundit