Flash News

E-TJERA

Gara për drejtimin e SPAK, kush është prokurori i dytë që depozitoi kandidaturën

Gara për drejtimin e SPAK, kush është prokurori i dytë

Një tjetër kandidat ka shprehur interes për të drejtuar SPAK. Prokurori i këtij institucioni, Edvin Kondili tashmë synon ta drejtojë organin më të rëndësishëm të akuzës në vend.

Ditëm e sotme ai ka depozituar kandidaturën. Kondili kaloi vettingun në vitin 2019 dhe aktualisht prokuror i SPAK.

Kondili është kandidati i dytë, pasi më herët ishte prokurori Adnan Xholi që depozitoi kërkesën për të drejtuar Prokurorinë ë Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

Edvin Kondili e ka nisur karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 2004. Ai ka mbaruar Shkollën e Magjistraturës dhe ka punuar prej shumë vitesh pranë Prokurorisë për Krimeve të Rënda. Më pas u zgjedh prokuror në SPAK.

Kujtojmë që mandate i kreut aktual të SPAK-ut, Arben Krajës i përfundon mandati në dhjetor të këtij viti.

 

Të fundit