Flash News

E-TJERA

Gara për Gjykatën Kushtetuese, KED i dërgon Kuvendit për miratim emrin e Altin Binajt

Gara për Gjykatën Kushtetuese, KED i dërgon Kuvendit për
Foto ilustruese

Këshilli i Emërimeve në Drejtësi ka dërguar në Kuvend për miratim emrin e Altin Binajt, për vendin vakant që la në Gjykatën Kushtetuese, Fatos Lulo. Ky i fundit u shkarkua nga Vettingu. 

Binaj propozohet për vendin vakant në Kushtetuese, i rishpallur nga Kuvendi në 24 shtator. KED miratoi edhe vendimin për pikëzimin dhe renditjen e kandidatëve.  

"Këshilli i Emërimeve në Drejtësi, pas diskutimeve miratoi vendimin për pikëzimin dhe renditjen e kandidatit të lejuar për vendin vakant në Gjykatën Kushtetuese, vakancë e parakohshme, e shpallur nga Kuvendi i Shqipërisë në datën 28.08.2018 dhe rishpallur në datat 21.08.2019 dhe 24.09.2020, si edhe listën përfundimtare të renditjes së bashku me raportin përkatës.

KED po sot, i përcolli këto akte pranë organit të emërtesës, Kuvendit të Republikës së Shqipërisë” njofton KED.

 

Të fundit