Flash News

E-TJERA

Gara për hetues në BKH, kualifikohen vetëm 55 kandidatë

Gara për hetues në BKH, kualifikohen vetëm 55 kandidatë

Vetëm 55 kandidatë kanë kaluar me sukses testin e rradhës për tu bërë pjesë e Byrosë Kombëtare të Hetimit. Kjo ishte faza e testimit me shkrim nëpërmjet një eseje, ku në garë ishin 104 kandidatë dhe gati gjysma prej tyre nuk kanë arritur ta kalojnë këtë fazë.

Dy ditë më vonë, pra më 13 nëntor do të zhvillohet intervistimi i secilit prej tyre.

Njoftimi i plotë:

Komisioni i Përzgjedhjes ka përfunduar procesin e vlerësimit të “Testimit me shkrim të ESESE ” për të gjithë kandidatët (104 kandidatë) për pozicionin e punës ” Hetues ” në Byronë Kombëtare të Hetimit.

Në përfundim të këtij procesi, kanë rezultuar të kualifikuar 55 kandidatë (Lista e vleresimit te KANDIDATEVE) të cilët do të vazhdojnë fazat e tjera të konkurimit dhe nuk janë kualifikuar 49 kandidatë për të cilët procesi i konkurimit ndërpritet në këtë fazë.

Kandidatët të cilët janë kualifikuar (55 kandidatë ) do të vijojnë me fazën tjetër të konkurimit që është faza e  “Intervistës ” e cila do të zhvillohet nga data 13.11.2020 deri me datë 21.11.2020 në adresën:

Këshilli i Larte i Prokurorisë,

Rruga “Ana Komnena” ,

Godina “Poli i Drejtësisë”.

Të fundit