Flash News

E-TJERA

Gara për hetues të BKH-së, përfundon procesi i deklarimit të pasurisë për 35 kandidatët

Gara për hetues të BKH-së, përfundon procesi i deklarimit
Foto Ilustruese/ Byroja Kombëtare e Hetimit

Përfundon procesi i deklarimit të formularëve të pasurisë për 35 kandidatët e kualifikuar si agjentë të Byrosë Kombëtare të Hetimit.

Kandidatët kanë dorëzuar deklaratat me e-mail komisionit të BKH-së. Anëtarët e komisionit do të verifikojnë pasuritë e tyre dhe të familjarëve të tyre.

Faza tjetër e garës për BKH do të jetë testi i poligrafit ku ora dhe data do të njoftohen më datë 2 dhjetor.

Testi i poligrafit, do bëhet nga anëtarë të SHÇBA-së, kreu i SPAK-ut dhe anëtarët e komisionit. Ndërkohë, për vakancat për plotësimin e 60 hetuesve të BKH-së, gara pritet që të rihapet sërish në fillim të vitit 2021.

Kujtojmë se, nga 653 aplikantë nisën garën për 60 vende të BKH-së, vetëm 35 kandidatë kanë mbetur në garë deri tani.

Të fundit