Flash News

E-TJERA

Gara për kreun e ri të Policisë së Shtetit, e ngarkuara me punë e SHBA në ministrinë e Brendshme

Gara për kreun e ri të Policisë së Shtetit, e ngarkuara me

E ngarkuara me punë e Shteteve të Bashkuara në Tiranë, Nancy VanHorn është parë teksa hyn në ambientet e ministrisë së Brendshme, aty ku po zhvillohen edhe intervistimet për kreun e ri të Policisë së Shtetit. 

Prezenca e saj lidhet me nisjen sot të fazës së intervistimit të 14 kandidatëve që garojnë postin e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, pas shkarkimit nga detyra të Ilir Prodës.

Procesi i intervistimit po zhvillohet sipas rendit alfabetik, ndërsa i pari që është paraqitur për intervistë ka qenë Afrim Tafa, aktualisht drejtor i Policisë së Durrës.

Të fundit