All - Scripts - 4
All - Scripts - 5

Flash News

Desktop - General - 1

E-TJERA

Gara për kreun e SPAK, Artan Hoxha tregon të preferuarin e Yuri Kim dhe të Edi Ramës

All - Paragraf - 1

Gara për kreun e SPAK, Artan Hoxha tregon të preferuarin e Yuri Kim

Gazetari Artan Hoxha thotë se ambasada e SHBA-ve dhe kryeministri Rama kanë preferenca të ndryshme për kreun e ri të SPAK. 

All - Paragraf - 3

I ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit", Hoxha tha se ambasada amerikane preferon kandidatin Altin Dumani, ndërsa qeveria preferon Edvin Kondilin. 

"Zoti Altin Dumani, ka qenë i preferuari i ambasadës amerikane edhe kur u zgjodh Kraja. Zoti Dumani drejton një nga dy sektorët e SPAK. Ka sektorin kundër krimit të organizuar që e drejton zoti Dumani. Të tre emrat janë profesionistë, i njoh të tre.

Nga informacioni që kam, lobimi që bëhet është që zoti Dumani, që ka dhënë prova, ata mendojnë se zoti Dumani është kandidat që plotëson kushtet. 

Ndërsa, nga qeveria është lobuar për zotin Kondili. Për këto arsye, kam përshtypjen që në fund do të zgjidhet zoti Xholi (kandidati i tretë)", deklaroi Hoxha. 

Të fundit