Flash News

E-TJERA

Gara për kreun e SPAK, Kim tregon pse iu bashkua seancës në KLP

Gara për kreun e SPAK, Kim tregon pse iu bashkua seancës në KLP

Ambasadorja amerikane Yuri Kim ka folur pas përfundimit të intervistës së përfaqësuesve të KLP me tre kandidatët për kreun e ri të SPAK.

Kim tregoi arsyen se pse iu bashkua seancës në KLP. Ambasadorja tha se pavarësisht polemikave nuk ishte në seancë për të treguar se kush duhet të votohej dhe kush jo.

Kim tha se kishte ardhur për të përfaqësuar politikën e SHBA-ve.

"E shoh që ka shumë teori konspirative, për keqardhje. Kështu që doja të shpjegoja veten. Dua të shpjegoj pse kam ardhur. Ky është një moment i rëndësishëm për reformën në drejtësi dhe për SPAK-un. Erdha për të thënë skatësisht këtë: që ky ëeshtë një moment i rëndësishëm. Erdha për të thënë ajo çka është e rëndësishymne është integriteti i procesit. Nuk jam këtu për t’i thënë askujt se për kë duhet dhe kë nuk duhet të votojnë. Nuk ka asnjë mesazh të fshehur. SHBA-të kanë qenë gjithmonë të drejtëpërdrejta dhe ju e dini këtë. Unë përfaqësoj politikën e qeverisë së SHBA-së", u shpreh Kim. 

Të fundit