Flash News

E-TJERA

Gara për SPAK/ I konsideruar si i preferuari i Edi Ramës, çfarë tha Edvin Kondili para KLP-së

Gara për SPAK/ I konsideruar si i preferuari i Edi Ramës,

I fundit në radhë për të prezantuar platforën e tij para Këshillit të Lartë të Prokurorisë ishte Edvin Kondili, i konsideruar nga opozita si i preferuari i Edi Ramës për këtë post.

Ai tha se Prokuroria e Posaçme kërkon një analizë e dobësive për të nxjerrë mësime për të ardhmen. Gjithashtu u ndal edhe te eksperienca e tij për të trajtuar çështje të rëndësishme.

“Kjo është një fazë vendimtare për konsolidimin e Prokurorisë së Posaçme, ku kërkon analizave të dobësive me qëllim për të nxjerrë përfundime për të ardhmen. Angazhimi im do të jetë maksimal nëse fitoj.

Kam 18 vjet që ushtroj detyrën e prokurorit, 15-vite pranë Prokurorisë së Krimeve të Rënda dhe pas mbylljes së saj prokurorë në SPAK. Gjatë këtyrre 18-viteve kam hetuar të gjitha veprat penale, por më tepër ato që lidhen me korrupsionin.

Unë shkurtimisht përmedn faktin se veprat penale që kam përfaqësuar në gjykim kanë patur të bjën me trafikun e lëndëve narkotike, trafikun e armëve dhe municioneve, grup të strukturuar kriminal, vrasje e funksiorit të policisë, si dhe vrasje brenda familjes”, tha Kondili.

Ky i fundit shtoi se “uroj që Shqipëria të dalë sa më shpejt nga lista gri e pastrimit të parave”.

 

Të fundit