Flash News

E-TJERA

Garda ndalon gazetarët të marrin në pyetje deputetët e opozitës

Garda ndalon gazetarët të marrin në pyetje deputetët e

 

Pak ditë pasi Garda e Republikës ndaloi deputetët e opozitës të hynin në Kryesinë e Kuvendit për të marrë pjesë në komisionet parlamentare, sot ka ndaluar gazetarët të intervistojnë deputetët demokratë në hyrje të Kuvendit.

Gardistët të cilët kanë qenë jashtë Kuvendit nuk kanë lejuar që gazetarët të marrin në pyetje deputetët.

Në momentin kur gazetarët tentuan të afrohen tek disa deputetë për t’i intervistuar, garda ka ndërhyrë dhe i ka penguar.

Gazetarët thonë se kjo nuk ka ndodhur asnjëherë më parë. E njëjta praktikë si me deputetët e opozitës, por gazetarët në këtë rast nuk kishin ndonjë urdhër përjashtimi.

Të fundit