Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Gardiani tregon vështirësitë e shqiptarëve në burgjet angleze!

Shqipëria dhe Anglia po përgatiten për firmosjen në Shtator të marrëveshjes së dakordësuar mes dy qeverive për transferimin e të burgosurve shqiptarë për të vijuar vuajtjen e dënimit në burgjet shqiptare.
Në kushtet e anonimatit, një gardian i cili shërben në burgjet angleze, përmes një interviste telefonike, tregoi për gazetarin e Top Channel Muhamed Veliu se si është pritur kjo marrëveshje nga të burgosurit shqiptarë atje. Ai flet për sjelljen e shqiptarëve e tregon edhe vështirësitë që përballen në përfundim të vuajtjes së dënimit.
Jep një rrëfim të dorës së parë se si shqiptarët në burgjet angleze sikurse edhe të nacionaliteteve të tjera, munden të sigurojnë ilegalisht telefona celularë, me të cilët përmes videove në TikTok, sjellin jetën brenda burgut duke u kthyer shpesh herë në subjekt shkrimesh të mediave angleze.
Muhamed Veliu: Si është pritur nga shqiptarët në burgjet angleze lajmi për transferimin e tyre për ta vijuar vuajtjen e dënimit në burgjet angleze?
Gardiani: Nga ajo çfarë kam dëgjuar në tre burgje të ndryshme ku unë punoj këtu në Angli, kjo marrëveshje ka gjetur mbështetjen e të burgosurve shqiptarë. Pjesa më e madhe e shqiptarëve në burgjet angleze nuk flasin anglisht. Ata janë në një dilemë të madhe se çfarë do të ndodhë pas vuajtjes së dënimit.
Ndërkohë nëse do të shkojnë në Shqipëri aty do të kenë pranë familjet. Nëse flasim për regjimin e brendshëm të burgjeve këtu në Angli është shumë ndryshe me atë në Shqipëri. Duke ke nisur nga mundësia e dërgimit të ushqimit prej familjes gjë e cila nuk lejohet në burgjet angleze. E kanë pritur mirë këtë marrëveshje pasi janë të vetëdijshëm për vështirësitë që përballen në burgjet angleze ku je i mbyllur 22 orë në ditë dhe vetëm 2 orë ajrosje.
Do të theksoja se rreth 80% e të burgosurve shqiptarë në burgjet e këtushme nuk flasin anglisht. E kanë pritur shumë mirë marrëveshjen e transferimit të tyre. Duan të ikin në Shqipëri dhe e kanë bërë kërkesë pranë drejtorisë së këtushme të burgjeve.
Muhamed Veliu: Besoni se kjo është një marrëveshje në favor të burgosurve shqiptarë në burgjet angleze?
Gardiani: Patjetër që po pasi është shumë e vështirë të jesh në një burg të një vendi të huaj ku nuk di gjuhën dhe je larg familjes. Unë besoj se kemi të bëjmë me një marrëveshje shumë të mirë për shtetasit shqiptarë të burgosur në Mbretërinë e Bashkuar.
Muhamed Veliu: Për çfarë veprash penale janë dënuar?
Gardiani: Veprat penale variojnë nga, rrëmbime personi, dhunë në familje por pjesa më e madhe mbi 80% e tyre janë si të përfshirë në ato që njihen si shtëpi bari për rritjen e kanabisit.
Ka edhe të dënuar për posedim dhe shitje të dogave të forta të klasit A siç është kokaina apo heroina. Ka edhe shqiptarë që vuajnë dënimet për vrasje.
Muhamed Veliu: Cila është problematika kryesore e shqiptarëve në burgjet angleze?
Gardiani: Një prej problemeve kryesore ka të bëjë kur ata përfundojnë dënimin dhe vijojnë të qëndrojnë në burg për arsye të të qenurit ilegal.
Për shembull. Një shqiptarë i cili ka përfunduar një dënim 6 mujor si i përfshirë në kultivimin e kanabisit i duhet të rrijë edhe 3 muaj të tjera në burg deri sa të vendosë Home Office depërtimin. Kjo i vendos ata në pozita shumë të vështira në një kohë kur e kanë përfunduar dënimin.
Muhamed Veliu: Besoj e keni parë se në median britanike janë publikuar fotot e shqiptarëve të dënuar atje për vrasje dhe të cilët do të transferohen në Shqipëri. A keni takuar në burgjet ku punoni ndonjë prej tyre?
Gardiani: Po, kam takuar pjesën më të madhe të atyre listuar në artikullin e Daily Telegraph. Disa prej tyre kanë qenë nën mbikëqyrjen time si gardian i burgut dhe dua të them se sjellja e tyre ka qenë shembullore.
Muhamed Veliu: Nga bisedat që ke patur a ishin penguar për vrasjet e kryera?
Gardiani: Me njërin prej tyre kam folur gjatë e më konkretisht duke shpenzuar kohë pasi kam qenë si person përgjegjës për të. Në një bisedë e kam pyetur pse e kreu vrasjen. Më tha se ishte thjesht çështje momenti dhe se ajo që ndodhi nuk e kishte planifikuar asnjëherë por situata i doli jashtë kontrollit.
Ishte shumë i trishtuar dhe i dëshpëruar. Viktima kishte shkuar për të grabitur në banesën e tyre të kthyer në shtëpi për rritje kanabisi. Ky shqiptarë më tha se që në fillim nuk duhet të ishte përfshinë në këtë gjë pasi ishte ilegale.
Muhamed Veliu: Si është sjellja e tyre në raport me të burgosurit e tjerë?
Gardiani: Mund të them se jam krenar që kam patur mundësi të punoj e të kujdesem për të dënuarit shqiptarë. Kanë një sjellje shembullore. Ne si oficerë në këto burgje jemi të impresionuar prej sjelljes së tyre.
Ajo që na bën përshtypje është se ata rrinë gjithnjë bashkë me njëri tjetrin. Në burgun ku shërbej për momentin pjesa më e madhe e shqiptarëve kanë aplikuar për të punuar si pastrues. Ata bëjnë punën më të mirë të mundshme që ne kemi parë ndonjëherë.
Muhamed Veliu: A ka racizëm ndaj shqiptarëve në burgjet angleze qoftë nga gardianet apo të burgosurit e tjerë?
Gardiani: Mes të burgosurve kjo ekziston por jo tek ne oficerët e burgjeve. Grupet e të burgosurve afrikanë kanë një racizëm ndaj shqiptarëve sepse kërkojnë të tregojnë se kush është më i forti.
Por unë shikoj si problemin më të madh për të burgosurit shqiptarë momentin e parë kur ata sillen nga gjykata ku kanë marrë dënimin për në burg.
Reception, sic njihet në gjuhën tonë të përditshme të punës. Duke mos folur anglisht, nuk kanë asnjë ide për këtë proces të pranimit në burgje.
Kanë vështirësi të lidhen me familjet se nuk mbajnë mend numrat e telefonit pasi për tu lidhur me Shqipërinë është 12 Penc për një minutë dhe ata s’kanë me çfarë të paguajnë.
Muhamed Veliu: Shikojmë në rrjetet sociale shumë shqiptarë duke postuar video në rrjetet sociale nga burgjet angleze. Si mundësojnë pasjen e telefonave celular diçka e ndaluar ne burgjet angleze?
Gardiani: Pjesa më e madhe e probleme u shfaq gjatë kohës së Kovididit. Ne nuk na lejohej të kontrollonim për shkat të distancimit social dy metra. Disa të dënuar mund të kenë kontakte me dyqanet e burgjeve dhe kur bëhet paketimi ushqimeve nga jashtë futen telefonat. Ka edhe gardianë që i sjellin nga jashtë.
Muhamed Veliu: Një i burgosur, pak rëndësi ka nëse është shqiptarë, polak apo anglez sa paguan të ketë një celuar brenda në qeli?
Gardiani: Kam dëgjuar se çmimet variojnë. Një Iphone 5 ose 6 shkon tek 800 stërlina kurse të tjerët 1500 stërlina e sipër.
Muhamed Veliu: Kush e bën pagesën?
Gardiani: Të burgosurit telefonojnë familjarët dhe ata kontaktojnë personin që sjell telefonin.
Muhamed Veliu: Statistikat tregojnë se në burgjet angleze janë të dënuar apo në pritje te dënimit 1.552 shqiptarë duke i renditur të parët nga numri për nacionalitet e huaja. Sipas jush kemi të bëjmë me një kriminalitet të shtuar të Shqiptarëve në Britaninë e Madhe?
Gardiani: Po dhe Jo. Në kushtet kur burgjet angleze janë tej kapacitetit ministria e drejtësisë këtu u ka kërkuar gjykatave të aplikojnë dënime alternative si shërbim prove apo punë në komunitet.
Duke qenë se shqiptarët nuk kanë një adresë fikse gjykata nuk mund tu japë liri me kusht (bail). Kjo është arsyeja për këtë numër të lartë shqiptarësh në burgjet angleze./Tch
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38