Flash News

E-TJERA

Gati “pasaporta” për të gjithë personat e vaksinuar kundër Covid-19, hapat që duhet të ndiqen në e-Albania

Gati “pasaporta” për të gjithë personat e vaksinuar
Foto Ilustruese

Shqipëria ka bërë gati “pasaportën” për të gjithë personat që janë vaksinuar kundër koronavirusit. Ajo mund të merret përmes portalit e-Albania.

Hapi i parë është hyrja te portali e-Albania duke u identifikuar si qytetar, më pas do të zgjidhni shërbimin “Pasaportë vaksinimi Covid-19” duke klikuar mbi dokumentin.

Më pas pasaporta e vaksinimit me kodin unik do t’ju vijë në seksionin “Dokumentet e mia” te e-Albania.

Ky dokument vërteton së je i vaksinuar dhe mund të shërbejë për të lëvizur lirisht. Pas kryerjes së vaksinimit çdo qytetar do të njoftohet nëpërmjet një mesazhi në telefon, kur pasaporta të jetë gati për t'u shkarkuar në portalin e-Albania. 

Kujtojmë që deri tani në Shqipëri kanë ardhur fillimisht 970 doza nga një vend i BE-së dhuratë dhe 1170 të tjera nga kontrata me Pfizer.

Gati “pasaporta” për të gjithë personat e vaksinuar

Të fundit