Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Gazetarët përfundojnë në burg sepse investigojnë për koronavirusin
Organizata "Reporterët pa kufi" bën bilancin: Aktualisht, 387 vetë që punojnë në media ndodhen pas hekurave. Gjendja është përkeqësuar për shkak të COVID-19.
"Numri i madh i gazetarëve të burgosur në botë tregon për rreziqet që ekzistojnë aktualisht për lirinë e shtypit," thotë Katja Gloger, kryetarja e seksionit gjerman të organizatës, "Reporterët pa kufi". Shumë qeveri kanë reaguar ndaj protestave, gjendjes së vështirë ose krizave si ajo e COVID-19, me raprezalje ndaj atyre „që sjellin lajme të këqija", thotë ajo duke pasur parasysh raportin vjetor të organizatës.
Pjesa e parë e tij merret me të burgosurit, të rrëmbyerit dhe të zhdukurit. Në burg ndodhen aktualisht 387 punonjës të mediave. Pjesa e dytë e raportit do të botohet pak para Vitit të Ri. Në të bëhet fjalë për gazetarët e vrarë. "Pas çdo rasti fshihet fati i një njeriu, që kërcënohet nga procese gjyqësore, burgosje dhe keqtrajtime, sepse nuk i nënshtrohet censurës dhe represioneve," shpreh shqetësimin e saj shefja e organizatës, Gloger.
Raportimet kritike për Coronën me pasoja të mëdha
Kolegia e saj, Sylvie Ahrens-Urbanek numëron raste konkrete nga Afrika. Gazetari i njohur investigativ Hopewell Chin'ono nga Zimbabve, bëri hulumtime për shitjen nga qeveria të medikamenteve mjekësore super të shtrenjta për të mjekuar COVID-19. „Ai u nxorr brutalisht nga shtëpia dhe u arrestua". Ai u mbajt në burg një muaj e gjysmë, lirimi me kusht u refuzua disa herë.

Në burg ndodhet ende gazetari ruandez, Dieudonné Niyonsenga. Ai është drejtor i televizionit online "Ishema" dhe akuzohet se nuk ka respektuar rregullat e vendit për Coronën. Sipas informacioneve të „Reporterëve pa kufi", ai është arrestuar në muajin prill. Ai pati raportuar për ndikimet që kanë rregullat shtetërore në jetën publike, thotë ekspertja për Afrikën, Afrika- -Urbanek. Në sytë e qeverisë së Ruandës, eksplozive kanë qenë mbase raportimet e Niyonsengas, se ushtarët kanë bërë përdhunime gjatë orëve të ndalim-qarkullimit.
Numri më i madh i gazetarëve të arrestuar ndodhet në Kinë
Rastet nga Ruanda apo Mozambiku konfirmojnë vlerësimet e „Reporterëve pa kufi" për ekzistencën e një tendence globale. Megjithëse Afrika është prekur më vonë nga pasojat e pandemisë se sa Azia dhe Europa: „Ne shohim se atje janë shtuar sulmet ndaj lirisë së shtypit, me rritjen e numrit të infektimeve të Coronës," thotë Ahrens-Urbanek. Kur virusi i Coronës filloi të përhapej gjithnjë e më shumë, në periudhën 15 mars deri 15 maj, numri i gazetarëve që kanë përfunduar në burg është trefishuar në krahasim me një vit më parë. Gjithsej, deri në fund të nëntorit janë arrestuar 40 burra dhe gra „me siguri për shkak të raportimeve për pandeminë."

Egjipti është vendi afrikan me numrin më të madh të gazetarëve të burgosur, 30 prej tyre. Në krye të listës mbetet Kina, me 117 arrestime. Numri i përgjithshëm për të gjitha vendet më1 dhjetor të këtij viti ka qenë 387, me dy më pak se në vitin rekord 2019, vitin e tretë radhazi me rritje të numrit të të burgosurve. Gjithnjë e më shumë gra përfundojnë pas hekurave për shkak të punës së tyre gazetareske. Aktualisht, 42 gra të mediave ndodhen në burg, 35 përqind më shumë se një vit më parë. Në Iran dhe Bjellorusi ndodhen përkatësisht nga katër gra të mediave në burg.
I burgosuri më i famshëm në Evropë: Julian Assange
Shumë „e pamëshirmshme" ka qenë sjella e qeverisë së Bjellorusisë kundër çdo lloj raportimi. Që prej zgjedhjeve të 9 gushtit, „Reportertët pa kufi" kanë regjistruar 370 arrestime të gazetarëve që kanë raportuar për protestat e vazhdueshme kundër rizgjedhjes së kontestueshme të presidentit Aleksandër Lukashenko. Në pjesën më të madhe të rasteve pasojat kanë qenë arrestime për pak kohë. Por ndërkohë kanë filluar proceset e para penale kundër punonjësve të mediave, që sipas raportit, mund të përfundojnë me "burgime afatgjata”.

I burgosuri më prominent i Europës është Julian Assange. Themeluesi i Wikileaks-it është duke pritur në burgun britanik të sigurisë së lartë Belmarsh, vendimin për ekstradimin në SHBA, një proces që është kritikuar shumë internacionalisht. Vendimi do jepet në fillim të janarit. Në raportin aktual të „Reporterëve pa kufi”, thuhet se kushtet në burg janë "përkeqësuar shumë” gjatë pandemisë së Coronës. Rreziqet e infektimit dhe pasojat e izolimit, "përbëjnë rrezik për jetën duke patur parasysh gjendjen e rëndë të shëndetit psiqik dhe fizik të Assanges.”
54 gazetarë të rrëmbyer dhe të zhdukur
"Reporterët pa kufi" janë shumë të shqetësuar për gazetarët e rrëmbyer dhe të zhdukur. Në Afrikë, ku nuk u zhduk asnjë gazetar në vitin 2019, janë zhdukur këtë vit dy gazetarë, sipas të dhënave të Sylvie Ahrens-Urbanek. Deri më 1 dhjetor nuk ka pasur asnjë të dhënë për gazetarët e zhdukur në Mozambik dhe Republikën Demokratike të Kongos, se "kush i ka rrëmbyer, a janë të gjallë apo jo”. I paqartë është edhe fati i një reportereje në Peru dhe një reporteri në Irak.
Në duart e rrëmbyesve ndodhen aktualisht 54 gazetarë, nga tri vende ku ka luftë civile: Siri, Irak, Jemen. "Reporterët pa kufi" angazhohen në nivele të ndryshme për lirimin e të burgosurve, të rrëmbyerve dhe të zhdukurve. Në rastin e blogerit iraian Ruhollah Sam, shpresat për të pasur një fund të mirë janë shuar. Ai u ekzekutua ditën e shtunë./DW
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38