Flash News

E-TJERA

Gazetari amerikan 'plas bombën' në Kongresin Amerikan: Paratë e USAID u përdorën për të persekutuar kryeopozitarin Sali Berisha

Gazetari amerikan 'plas bombën' në Kongresin Amerikan:

Gazetari investigativ i "The Daily Signal", Tyler O’Neil ka hedhur më shumë dritë se si u përdoren fondet e USAID në Shqipëri,  për të persekutuar kreun e opozitës, Sali Berisha. 

Deklarata e tij 'bombë' erdhi në Kongresin amerikan, gjatë mbledhjes së komisionit të posaçëm për efikasitetin në qeverisje.

Në seancën e titulluar “Amerika e fundit: Si ndihma e huaj minoi interesat e SHBA në mbarë botën”, gazetari u shpreh po ashtu se Fondacionet e Shoqërisë së Hapur dhe USA-id kanë bashkëpunuar në mbështetjen e ‘East West Management Institute’, i cili mori 31.2 milionë dollarë nga USAID, fonde që sipas tij janë përdorur për persekutimin e liderit demokrat në Shqipëri.

O’Neil shton se paratë u përdorën sipas tij për t'i mbyllur gojën kundërshtarit të kryeministrit socialist të vendit.

“Fondacionet e Shoqërisë së Hapur dhe USAID kanë bashkëpunuar gjithashtu në mbështetjen e ‘East ëest Management Institute’, i cili mori 31.2 milionë dollarë nga USAID në vitin e fundit të plotë fiskal që përfundon më 30 shtator. Instituti nisi ndryshimet gjyqësore në Shqipëri, që kritikët pretendojnë se rezultuan në persekutimin e liderit të opozitës shqiptare Sali Berisha, duke i mbyllur gojën kundërshtarit të kryeministrit socialist të vendit,” tha gazetari i ‘The Daily Signal’.

Shiko videon pas minutës '35: 

 

Të fundit