Flash News

E-TJERA

Gazetari: Muxhahedinët do t’i përgjigjen ligjit, nuk kanë imunitet

Gazetari: Muxhahedinët do t’i përgjigjen ligjit, nuk kanë

Gazetari Armand Bajrami ka thënë se muxhahedinët, pavarësisht marrëveshjes me Shqipërinë, do të hetohen dhe ndëshkohen në rast se bëjnë veprimtari të paligjshme. 

I ftuar në A2 CNN, Bajrami tha se muxhahedinët nuk kanë imunitet ndaj ligjit, dhe janë vendosur në Shqipëri vetëm për veprime humanitare. Gazetari tha se gjatë aksionit pranë kampit të MEK ishin ngritur shumë drona, pasi kishte dyshime se agjentë iranianë ishin infiltruar në Manzë.

“SPAK shpesh herë ka pasur në hetim anëtarë të MEK të dyshuar si të përfshirë në aktivitete të paligjshme. Anëtarët e MEK janë pranuar në Shqipëri me qëllime humanitare, por ndonëse janë pritur si miq nuk iu jep imunitet gjatë legjislacionit. Gjatë qëndrimit në Shqipëri do të hetohen dhe ndëshkohen nëse bëjnë veprimtari të jashtëligjshme.

Kishte dyshime për veprimtari të paligjshme dhe për këtë arsye SPAK iu drejtua me një kërkesë Gjykatës e cila më pas e miratoi. Kishte dyshime për sulme kibernetike nga kampi Ashraf ndaj shtetit iranian. Vetëm pak ditë më parë u mbajt dhe mbledhja e Këshillit Kombëtar të Sigurisë dhe në atë mbledhje u pohua fakti që sulmet iraniane mund të përshkallëzoheshin, kjo bazuar dhe në prova konkrete. Shumë drona ishin ngritur pranë kampit, madje kishte dhe dyshime se agjentë iranianë mund të ishin infiltruar në Manzë”, tha Bajrami.

Të fundit