E-TJERA

Gazetari i BILD: Rama përdori McGonigal kundër Berishës, e konfirmojnë dokumentet e drejtësisë amerikane

Gazetari i BILD: Rama përdori McGonigal kundër Berishës, e

Gazetari i medias së njohur gjermane, BILD, Herbert Bauernebel ka dhënë sqarime për mediat shqiptare lidhur me artikullin e publikuar sot (pasi u fshi, pritet të rikthehet nesër) rreth çështjes  së shumëdiskutuar Rama-McGonigal. 

Në një intervistë në Syri tv, u pyet për pjesën ku shkruhet se ish-zyrtari i FBI u përdor nga kryeministri Edi Rama për të shpallur non grata liderin e Partisë Demokratike Sali Berisha.

Ai tha se një fakt i tillë bazohet në dokumentet e departamentit të drejtësisë amerikane. 

Kjo është një fushë shumë interesante dhe i përket pjesës së tretë të akuzave kundër McGonigal dhe pasojave të mundshme me kryeministrin Rama. Kjo bazohet pjesërisht në dokumente prej Departamentit të Drejtësisë Amerikane dhe kërkimeve të gazetarëve këtu në SHBA”, u shpreh gazetari Bauernebel.

 

 

 

 

 

Të fundit