Flash News

E-TJERA

Gazetari ironizon hapjen e tunelit të Llogarasë: Le të këndojë polifonia, Edvin, të dhënça nga ditë e mija

Gazetari ironizon hapjen e tunelit të Llogarasë: Le të

Gazetari Ylli Dylgjeri ka ironizuar hapjen e tunelit të Llogarasë.

Në një postim në Facebook, Dylgjeri i ka dedikuar disa vargje ku shkruan se “do t’i biem nga tuneli që e çpojë shoku Edi”.

Dylgjeri i kushton disa rreshta edhe kostos 170 milionë euro të tunelit.

Vargjet:

Tuneli

Të na falë Llogaraja

Se si biem më nga maja,

Do ti biem nga tuneli

Që e çpojë shoku Edi,

Do ti biem ore shokë

Se ky vend ka një kokë

Që mejton për vegjëlinë

Bën 170 milion një brimë:

"Për Ju s'na u mbajt dora,

Deri sa u hap në fund vëra

Ndaj o burra këtë verë

Merrni udhën në Rivierë

Në Resorte e në vila

Çmimet fare janë të lira

Edhe nëse nuk keni lekë

Te Zamiri s'ngel pa brekë"

Le të këndojë polifonia:

Edvin,

të dhënça nga ditë e mija!

Të fundit