Flash News

E-TJERA

Gazetari: Kim kishte një bilanc katastrofik në vendin tonë

Gazetari: Kim kishte një bilanc katastrofik në vendin tonë

Gazetari Albi Xhunga komentoi largimin e ambasadores së SHBA-së në Tiranë Yuri Kim dhe punën që ka kryer në vendin tonë.

Në një intervistë për Euroneës Albania, ai nënvizoi se Kim kishte një bilanc katastrofik në vendin tonë.

 “Për të bërë bilancin e Kim përveç marrëdhënieve shqiptaro-amerikane, një pjesë shumë e rëndësishme është bilanci i strukturës së posaçme anti-korrupsion.

Kjo është e rëndësishme sepse ne jo vetëm që kemi një politikë amerikane e cila përpiqet të luftojë  korrupsionin në Shqipëri dhe do  të çlirojë skenën politike shqiptare, por ne kemi vetë platformën e Kim drejtuar Kongresit të SHBA kur ajo kërkon postin e ambasadores në Tiranë. Pikat kryesore të kësaj  platforme ishin, përkrahja dhe çuarja përpara e reformës në drejtësi dhe luftë ndaj korrupsionit.

Bilancin e Kim në Tiranë mund ta konsiderojmë të suksesshëm ose katastrofë. Nuk mund ta mohojmë se janë bërë përparime të mëdha dhe të dukshme. Mirëpo realiteti na thotë që shqiptarëve nuk iu premtua që drejtësia e sotme do të jetë më e mirë se e djeshme, por ju premtua drejtësi dhe barazi para ligjit. Por pandëshkueshmërisë në Tiranë nuk i është dhënë fund”- tha ai.

 

 

Të fundit