Flash News

E-TJERA

Gazetari: Koncesionin e sterilizimit e mori njeriu i afërt i Beqajt, kishte kompani ndërtimi në Itali

Gazetari: Koncesionin e sterilizimit e mori njeriu i afërt i Beqajt, kishte

Gazetari Elton Qyno ka dhënë disa detaje që dispononte për koncesionin 100 milionë euro të sterilizimit.

I ftuar në RTV Ora, Qyno tha se koncesionin në fjalë e ka marrë një njeri i afërt i Ilir Beqajt, i quajtur Ilir Rrapaj. Ky i fundit nuk kishte eksperience, por deklaronte se ishte mjek. Sipas Qynos, Rrapaj kishte një kompani ndërtimi në Itali.

“Personi që navigonte gjithë sistemin shtetëror shqiptar për të marrë këtë koncesion ishte Ilir Rrapaj, një njeri i afërt i Ilir Beqajt, që kishte lidhje miqësore me të. Ky personazh në Itali kishte një kompani ndërtimi dhe futet në Shqipëri duke përfaqësuar platformën thuaji “po” Shqipërisë. Ai fitoi koncesionin 100 mln euro, ku kishte 40%, edhe pse nuk kishte asnjë eksperiencë, por thoshte se ishte mjek dhe ia dinte zanatit. Pjesën tjetër e kishin dy kompani italiane që kishin eksperiencë në Itali”, tha gazetari.

Të fundit