Flash News

E-TJERA

Gazetari Marin Mema i bashkohet protestës: Shqipëria bëhet, koha t`i japim mundësi të rinjve

Gazetari Marin Mema i bashkohet protestës: Shqipëria bëhet, koha

Në protestë e sotme të qytetarëve kundër rritjes së çmimeve i është bashkuar edhe gazetari Marin Mema.

Mema i është drejtuar qytetarëve në protestë teksa u bën thirrje që të jenë gjithnjë e më të bashkuar sepse sipas tij, të gjithë bashkë mund ta bëjmë Shqipërinë dhe t’u japim një përgjigje atyre që janë në krye të cilët sipas tij kërkojnë të masakrojnë Shqipërinë.

“Kush ka thënë se nuk bëhet Shqipëria? Shqipëria bëhet. Të gjithë bashkë e bëjmë. Ka vetëm njerëz që duan ta masakrojnë këtë , njerëz që na kanë mbytur na kanë degjeneruar. Sot është koha të jemi bashkë sepse bashkë mund të bëjmë shumë ta bëjmë për të ardhmen tonë për flamurin tonë. Është koha t’i japim mundësi të rinjve ta kenë këtu dhe jo të ikin. Sepse bashkë mundemi. Tregojuni këtyre talentave të gjithë këtyre viteve se çfarë mund të bëjnë shqiptarët bashkë. Le ta kuptojnë. Zemra e Shqipërisë janë shqiptarët e thjeshtë. Të gjithë bashkë të kërkojmë të drejtën për një Shqipëri më të mirë për një të ardhme më të mirë. Asgjë më shumë. Ju përshëndes të gjithëve dhe shpresoj të mblidhemi bashkë sa më shumë”.

Të fundit