Flash News

E-TJERA

Gazetari ngre dyshime mbi hetimin e SPAK për sulmin kibernetik, denoncon importimin e një pajisje DPI nga aktorë qeveritarë

Gazetari ngre dyshime mbi hetimin e SPAK për sulmin kibernetik,  denoncon

Gazetari Habjon Hasani ka ngritur dyshime serioze mbi mënyrën si po trajtohet hetimi për sulmin kibernetik të datës 12 mars, për të cilin SPAK ka arrestuar dy persona vetëm një ditë më pas, më 13 mars.

Në një postim në Facebook, Hasani thotë se zotëron një raport konfidencial të hartuar më 13 mars, i cili informonte disa persona për hyrjen në Shqipëri të një pajisjeje të avancuar DPI (Deep Packet Inspection), e markës Service Gateway 9700.

"SPAK thote se sulmi kibernetik eshte kryer me daten 12 Mars dhe me daten 13 Mars jane arrestuar dy te dyshuarit e pare.
Nderkohe qe posedoj nje raport konfidencial ne format Word, i hartuar me daten 13 Mars qe vinte ne dijeni disa persona, per hyrjen ne Shqiperi te nje paisje DPI, e markes “Service Gateway 9700”, e importuar nga aktore qeveritare dhe e eksportuar nga nje kompani cyber izraelite me privilegje te grades ushtarake te sigurise.
Me perputhen datat.
S’do ishte çudi qe ata dy tipat e arrestuar te jene bisht kavalli; druaj se gjeja shkon shume me larte.
Asnjeri prej dy te arrestuareve nuk rezulton te kete njohuri te specializuara ne cyber dhe hackerim.", shkruan Hasani. 

Të fundit