Flash News

E-TJERA

Gazetari: “Non grata” e parë e riktheu Berishën lider opozite, e dyta për kryeministër

Gazetari: “Non grata” e parë e riktheu Berishën lider

Gazetari Bledi Kasmi ka reaguar pasi Britania e madhe i ndaloi hyrjen kryedemokratit Sali Berisha. Ai thotë se, “Non grata e parë e riktheu Berishën lider opozite, e dyta për kryeministër”.

Gjithashtu shton se “halli” i shqiptarëve është qeveria, jo Berisha. Sipas Kasmit, nëse çështja do të lidhej vetëm me Berishën, këto vendime do të ishin marrë në 2014-ën dhe jo sot. Ai thekson se sanksionet vijnë në një kohë, kur opozita po shihet si shpresë.

“Nëse këta do ta kishin me Berishën dhe jo me opozitën, do ti nxirrnin këto letra një vit pas largimit të tij nga pushteti, pra në vitin 2014 dhe jo sot kur opozita është rikthyer si shpresë për përmbysjen e qeverisë më të korruptuar në Europë, sipas rapoprteve po të këtyre që sajojnë “non grata me porosi të Sorosit, por që në Shqipëri tashmë u ka dalë boja dhe nuk kanë asnjë vlerë. Halli i shqiptarëve sot është regjimi dhe jo Berisha dhe përsa kohë ju jeni me regjimin jeni kundra interesave të shqiptarëve!”, shkruan gazetari në Facebook.

Të fundit