Flash News

E-TJERA

Gazetari: Talo Çela mbrohet nga policia

Gazetari: Talo Çela mbrohet nga policia

Gazetari Juli Kasapi thotë se i shumëkërkuari që Talo Çela mbrohet nga policia.

Duke folur në Euronews Albania, ai u shpreh se nuk e konsideron cenim të sigurisë kombëtare faktin që një kriminel i shumëkërkuar lëviz lirshëm në Tiranë.

“Unë si gazetar mendoj se Talo Çela mbrohet nga policia, pse jo. Kishim një rast tjetër që një i shumëkërkuar shoqërohej me efektiv policie. Mua s’më duket cenim i sigurisë kombëtare që paska pasur informacion për bananet që vijnë nga Ekuadori, nuk më duket cenim i sigurisë kombëtare një debat i një efektivi me drejtorin e policisë së Tiranës,” – u shpreh Kasapi.

 “Të thuash pas 4 orësh që publikohen të gjitha këto materiale dhe të dalësh me këtë deklaratën që shpërndahet nëpër Ëhats App që mos publikoni ju se do futeni në burg, sepse unë kështu e lexoj, të intimidosh gazetarët që thonë Talo Çela lëviz në Tiranë, unë nuk e di,” – tha gazetari.

 

Të fundit