Flash News

E-TJERA

Gazetari tregon SMS që i erdhi nga grupi kriminal: Bandat në Shkodër janë me “salla operative”

Gazetari tregon SMS që i erdhi nga grupi kriminal: Bandat në

Pas vrasjes që ndodhi mëngjesin e sotëm në Shkodër, gazetari Artan Hoxha foli për nivelin e kriminalitetit në qytetin verior. Ai tha se “Bandat kriminale në Shkodër janë me salla operative”.

Hoxha u shpreh për “ABC Live”, krimi në Shkodër për bazë ka marrëdhëniet farefisnore. Sipas tij, kjo e bën edhe më të vështirë punën e hetuesve për t’i zbardhur dhe për pasojë shumica e ngjarjeve janë pa autor.

“Cilat janë ngjarjet pa autor? Janë ngjarjet që kanë të bëjnë me atentate mafioze si ky i sotmi. Ne dëgjojmë breshërinë, shohim ekspertët, mjekësinë ligjore dhe pas 1 ore shohim zjarrfikësin që fik një makinë.
Mënyra sesi është organizuar kriminaliteti në Shkodër, ku ka si shtyllë të ndërtimit të një strukture ka përbërjen fisnore, aty struktura bazë që mban një klan është ajo fisnore. Prandaj kjo bëhet e vështirë për tu kontrolluar”, tha ai.

Gjithashtu shtoi se zonat ku veprojnë bandat në Shkodër janë me kamera dhe madje ata kanë sallat e tre operative më të sofistikuara se ato të policisë. Hoxha tregon një rast, ku i kanë dërguar sms se përse ishte futur në zonën e tyre, pasi e kishin evidentuar nga kamerat.

“Dobraçi është i mbuluar me kamera. Ashtu është edhe Kirasi. Më vinte mesazhi pse ke hyrë në këtë zonë. Ata kishin kamerat e veta, janë me salla operative. Janë me permanente se ajo e policisë. Kemi të bëjmë atje me organizime që kanë në përbërje struktura shumë të fuqishme monetare dhe brenda tyre kanë edhe ekzekutorë”, tha ai.

Të fundit