Flash News

E-TJERA

Gazetari: Vizita e zyrtarit të DASH-it, mesazh në formë mospajtimi për komisionin Antikorrupsion

Gazetari: Vizita e zyrtarit të DASH-it, mesazh në formë

Gazetari Bledian Koka deklaron se vizita e zyrtarit të DASH-it për anti-korrupsionin Richard Nephew ishte si një mesazh që dukej si një lloj frike nga autoritetet amerikane rreth objektit dhe subjektit që ka komisioni antikorrupsion.

Në Ora News, Koka tha se më shumë ka parë si një mesazh inkurajimi për organet e drejtësisë.

Koka: Një nga mesazhet që ishte, ishte mostakimi me asnjë nga zyrtarët e lartë të qeverisë apo të komisionit të sapongritur.

Që do thotë se nëse vërtet ky komision do ishte në gjykimin e partnerëve tanë një komision i vlefshëm, atëherë besoj se do duhej të kishim edhe një adresim të drejtpërdrejtë.

Por nga ajo që dëgjova në intervistën për Zërin e Amerikës mu duk më shumë si një mesazh i kriptuar i cili shprehte shqetësimin për ngritjen e komisionit sesa një mbështetje për këtë komision. Pra ai fliste për kryerjen e reformave dhe flistë në tërësi.

Më shumë e pashë si një mesazh inkurajimi për organet e drejtësisë.

Gati edhe një mesazh që duket sikur ka një lloj mospajtimi ose një lloj frike nga autoritetet amerikane rreth objektit dhe subjektit që ka komisioni antikorrupsion i cili zhvilloi edhe ditën e parë të punimeve.

Të fundit