Flash News

E-TJERA

Gazetarja e BIRN: Ambasadori i BE-së kërkoi rrëzimin e ligjit për zonat e Mbrojtura, por letra u fsheh nga Kuvendi

Gazetarja e BIRN: Ambasadori i BE-së kërkoi rrëzimin e ligjit

Gazetarja e BIRN, Blerina Gjoka deklaroi se për ligjin e zonave të mbrojtura delegacioni i BE-së dhe ambasadori i kanë dërguar një letër deputetit Arben Pëllumbi, që të tërhiqej, por letra u fsheh nga Kuvendi i Shqipërisë.

E ftuar në Syri tv, Gjoka tha se letra është dërguar para se të bëhej miratimi i ligjit për zonat e mbrojtura, por u anashkalua sikur nuk kishte ndodhur asgjë.

Para se të bëhej miratimi i ligjit për zonat e mbrojtura, delegacioni i BE-së, ambasadori i ka dërguar një letër Arben Pëllumbit, deputeti që po merrej me këtë ligj, ku i ka kërkuar tërheqjen nga ky ligj dhe hapjen e diskutimit publik përsëri, sepse u kuptua që projekti që solli qeveria do të ishte përfundimtar dhe ai kaloi pa diskutim publik.

Letra nuk u bë publike dhe askush nuk reagoi dhe u anashkalua sikur nuk kishte ndodhur asgjë’, tha Gjoka.

 

Të fundit