Flash News

E-TJERA

Gazetarja: ‘I forti' i Niklës refuzoi statusin e të penduarit të drejtësisë, arsyeja

Gazetarja: ‘I forti' i Niklës refuzoi statusin e të

Gazetarja Klodiana Lala ka treguar sot se Marklen Haka, i njohur si ish-anëtar i Bandës së Niklës, ka refuzuar statusin e të penduarit të drejtësisë.

Në studion e “Pikat mbi i” në News 24, Lala tha se Haka beson se ka akoma shpresë teksa personi që i ofroi statusin e të penduarit të drejtësisë i ka thënë se nuk asgjë për të humbur.

“Marklen Haka i mbijetoi një atentati të dytë të mirëorganizuar në Nikël. Ai thotë shumë për botën e krimit, sidomos në një vend si Nikla ku edhe policia e ka të vështirë të hyjë. Haka nuk e pranoi statusin e bashkëpunëtorit të drejtësisë. Mendon Akoma se ka një rrugëdalje. Zheji tha që kriminelët që vendosin të pendohen e bëjnë për dy arsye: e para se duan të shmangin një dënim maksimal dhe së dyti duan të shpëtojnë familjen. Kur Hakës iu ofrua statusi, njeriu që ia ofroi i tha: keni një vëlla të vrarë dhe një baba të moshuar, nuk keni asnjë gjë për të humbur. Ai nuk pranoi të nxirrte emrat. Nuk e bëri këtë gjë se realisht mendon se ka një rrugëdalje. Mendoj se do të jetë sërish në shënjestër”, tha Lala.

 

Të fundit