Flash News

E-TJERA

Gjashtë ditë pas arrestimit, Nuredin Dumani transferohet në spitalin e burgut

Gjashtë ditë pas arrestimit, Nuredin Dumani transferohet në

Gjashtë ditë pas arrestimit i plagosur, Nuredin Dumani ka lënë ambientet e Spitalit të Traumës dhe është transferuar këtë pasdite drejt Spitalit të Burgut pranë Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza”.

37-vjeçari është transportuar me ambulancë nën masa të forta sigurie nga policia, ku do të qëndrojë edhe për disa ditë në spitalin e burgut, derisa gjendja e tij të rikuperohet plotësisht.

Më pas Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve do të përcaktojë vendin se ku do qëndrojë një nga personat, i cili deri disa ditë më parë ishte nga më të kërkuarit për disa vrasje në vend.

Dumani u arrestua mbrëmjen e 29 marsit në Fier pak pasi kishte marrë mjekim për plagosje në shpinë nga tre mjekë në një shtëpi private.

Dyshohet se Dumani mbeti i plagosur gjatë një atentati që kishte organizuar kundër Talo Çelës, një tjetër person i shumëkërkuar.

Dumani është një nga personazhet më të rrezikshëm në Shqipëri, i akuzuar për një seri ngjarjesh kriminale.

Ai dyshohet se është i përfshirë në disa vrasje, përfshirë ekzekutimin e dy vëllezërve Besmir dhe Viktor Haxhia në prill 2020 në Durrës.

 

 

Të fundit