Flash News

E-TJERA

Gjenden dy turistët e humbur në Valbonë

Gjenden dy turistët e humbur në Valbonë
Foto ilustruese

Janë gjetur dy turistët e huaj, të cilët kishin humbur kontaktet prej ditës së djeshme në Valbonë.

Prefekti i Kukësit, Zenel Kucana bëri me dije se turistët janë gjetur dhe gjendja e tyre shëndetësore është e mirë.

Dy turistët nga Suedia dhe Rusia u gjetën në vendin e quajtur Lugu i Valit. Telefonat e tyre rezultonin të fikur dhe kjo nxiti policinë të niste kërkimin.

 

Të fundit