Flash News

E-TJERA

Gjenden të vdekura dy ukrainase në Tiranë

Gjenden të vdekura dy ukrainase në Tiranë

Dy ukrainase me iniciale A. K., 25 vjeçe dhe A. L., 40 vjeçe janë gjetur të pajeta në banesën e tyre në Tiranë.

Policia bën me dije se paraprakisht dyshohet se të ndjerat kanë humbur jetën për shkak se kanë konsumuar mbidozë ilaçesh me përmbajtje lëndësh narkotike.

Njoftimi i policisë:

Më datë 10.05.2024, rreth orës 13:35, në Rrugën e Dibrës, në banesë, janë gjetur nga shoqja e tyre e dhomës, pa shenja jete shtetaset ukrainase A. K., 25 vjeçe dhe A. L., 40 vjeçe.

Paraprakisht dyshohet se dy shtetaset kanë humbur jetën për shkak se kanë konsumuar mbidozë ilaçesh me përmbajtje lëndësh narkotike.

Është ngritur grupi hetimor së bashku me ekspertë të ADN-së dhe Ekspertimeve Biologjike pranë Institutit të Policisë Shkencore të cilët ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Të fundit