Flash News

E-TJERA

Gjendet e pajetë në breg të detit 69-vjeçarja në Durrës

Gjendet e pajetë në breg të detit 69-vjeçarja në

Një 69-vjeçare është gjetur pa shenja jete mbrëmjen e djeshme në breg të detit në zonën e Kavalishencës.

69-vjeçarja me iniciale  F.T. dyshohet se është mbytur në ujë.

 Sakaq grupi hetimor vijon punën për dokumentimin e plotë ligjor të kësaj ngjarjeje.

 “Mbrëmjen e djeshme, në breg të detit, në zonën e Kavalishencës, është gjetur e pajetë, dyshohet e mbytur në ujë, një shtetase e paidentifikuar në momentin e gjetjes.

Nga verifikimet e kryera pas gjetjes së trupit të pajetë, ka rezultuar se shtetasja e dyshuar e mbytur në ujë, ishte F. T., 69 vjeçe, banuese në Tiranë. Grupi hetimor vijon punën për dokumentimin e plotë ligjor të kësaj ngjarjeje.”, thuhet në njoftimin e policisë.

Të fundit