Flash News

E-TJERA

Gjendet e vdekur në banesë një 55-vjeçare në Vlorë

Gjendet e vdekur në banesë një 55-vjeçare në

Një ngjarje tragjike ka tronditur qytetin e Vlorës pasditen e kësaj të diele. Një 55-vjeçare, me iniciale V. L., është gjetur pa shenja jete në banesën e saj, në lagjen "Pavarësia". Viktima është zbuluar nga bashkëshorti i saj, rreth orës 14:41.

Sipas informacioneve paraprake nga policia, dyshohet se gruaja, në gjendje të rënduar psikologjike, ka konsumuar fotoksinë, një substancë e njohur për toksicitetin e saj të lartë.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për të zbardhur rrethanat e plota të kësaj ngjarjeje tragjike.

Të fundit