Flash News

E-TJERA

Gjendet e vdekur në Shkodër shtetasja amerikane

Gjendet e vdekur në Shkodër shtetasja amerikane

Gjendet e pajetë në Shkodër një grua banuese në Texas, SHBA.

Sipas policisë, gruaja A. N., 36 vjeçe, banonte me qira në një hostel në lagjen "Tre Heronjtë" dhe është gjetur nga nëna e saj, pa shenja jete.

Nga këqyrja paraprake e trupit të 36-vjeçares, dyshohet se A. N. ka humbur jetën, për shkak të një mbidoze ilaçesh.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 18:00, salla operative e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër ka marrë njoftim se në lagjen "Tre Heronjtë", në hostelin ku banonte me qira, është gjetur nga nëna e saj, pa shenja jete, shtetasja A. N., 36 vjeçe, banuese në Texas, SHBA.

Në vendngjarje kanë shkuar menjëherë shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor dhe nga këqyrja paraprake e trupit të 36-vjeçares, nuk janë konstatuar shenja dhune.

Nga veprimet e para hetimore dyshohet se shtetasja A. N. ka humbur jetën, për shkak të një mbidoze ilaçesh.

Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje.

Të fundit