Flash News

E-TJERA

Gjendet i pajetë 38-vjeçari në Shëngjin

Gjendet i pajetë 38-vjeçari në Shëngjin

Një 38-vjeçar është gjetur i pajetë në Shëngjin. Mësohet se viktima është Ergys Lekaj, banues në Ishull Lezhë.

38-vjeçari është gjetur pa shenja jete dhe pa shenja dhune.

Policia thotë se nga veprimet e para hetimore dyshohet se ky shtetas e ka humbur jetën nga shkaqe natyrale (infarkt).

Me trupin do të kryhet ekspertiza mjekoligjore. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të rastit.

Të fundit