Flash News

E-TJERA

Gjendet i pajetë 50-vjeçari në Korçë

Gjendet i pajetë 50-vjeçari në Korçë

Një 50-vjeçar është gjetur pa shenja jete në banesën e tij në Korçë.

Mësohet se 50-vjeçari jetonte i vetëm. Nga kqyrja që i është bërë trupit të viktimës, nuk vihen re shenja dhune dhe dyshohet se ka ndërruar jetë për shkaqe natyrale.

“Më datë 17.03.2024, rreth orës 13:20, në lagjen nr. 6, Korçë, në banesën ku jetonte i vetëm, është gjetur i pajetë shtetasi N. I., rreth 50 vjeç. Nga këqyrja paraprake e trupit të viktimës nuk janë konstatuar shenja dhune dhe dyshohet se ky shtetas mund të ketë humbur jetën, për shkaqe natyrale.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, njofton policia.

Të fundit