Flash News

E-TJERA

Gjendet i pajetë 78-vjeçari në Durrës

Gjendet i pajetë 78-vjeçari në Durrës

Një 78-vjeçar është gjendur pa jetë në banesën e tij në Durrës, në lagjen ne.17. Viktima jetonte vetëm dhe sipas raportimeve të para të policisë, nuk janë gjetur shenja dhune .

Grupi hetimor gjendet në vendngjarje dhe po zbardh shkaqet që mund të kenë çuar në vdkejne e të moshuarit. Dyshimet e deritanishme janë se i moshuari mund të ketë ndërruar jetë për shkaqe natyrale.

Njoftimi i plotë i policisë:

Durrës/Informacion paraprak

Më datë 21.02.2021, në lagjen nr.17, Durrës, është gjetur pa shenja jete në banesë, shtetasi B. C., rreth 78 vjeç, i cili banonte i vetëm.

Nga këqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune dhe dyshohet se ka ndërruar jetë nga shkaqe natyrale.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Të fundit