Flash News

E-TJERA

Gjendet i pajetë turisti polak në Tiranë

Gjendet i pajetë turisti polak në Tiranë

Është gjetur i pajetë një turist polak. Sipas policisë, turisti 73-vjeçar është gjetur pa shenja jete në një banesë me qira që kishte marrë në Tiranë.

Nga vëzhgimet paraprake nuk ka shenja dhune në trup.

"Më dat 20.06.2022, në bulevardin “Bajram Curri”, në një banesë të marrë me qira, është gjetur pa shenja jete, shtetasi polak A. H., 73 vjeç.

Nga këqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes", njofton policia.

 

Të fundit