Flash News

E-TJERA

Gjendet i vetëvarur 34-vjeçari tek Teleferiku në Dajt

Gjendet i vetëvarur 34-vjeçari tek Teleferiku  në Dajt

Një 34-vjeçar është gjetur pa shenja jete tek Teleferiku, në afërsi të Antenave, në zonën e Dajtit.

Sipas njoftimit, 34-vjeçari me inicialet O.Gj., është gjetur i vetëvarur në një pemë.

Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijojnë punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Njoftimi i policisë:

Tiranë/Informacion paraprak

Me datë 19.10.2020, rreth orës 13:00, tek Teleferiku, në afërsi të Antenave, në Dajt, është gjetur i vetë’varur në një pemë shtetasi O.Gj., 34 vjeç.

Grupi hetimor dhe sherbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijojnë punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Të fundit