Flash News

E-TJERA

Gjendet kanabis në pyje/ Arrestohet inspektori i Bashkisë Gramsh, nën hetim dy kryepleq

Gjendet kanabis në pyje/ Arrestohet inspektori i Bashkisë Gramsh,

Policia ka konstatuar dhe goditur dy raste të kultivimit të kanabisit në një zonë të pyllëzuar të fshatit Vidhan dhe një rast tjetër në Lemnush, Gramsh.

Kjo ka çuar në arrestimin e inspektorit të Shërbimit Pyjor në bashkinë Gramsh dhe procedimin në gjendje të lirë të dy kryepleqve të fshatrave Vidhan dhe Lemnush.

Ata akuzohen për "shpërdorim detyre".  I arrestuari është A. Z., 52 vjeç, ndërsa në gjendje të lirë janë hetuar A. B., me detyrë kryeplak i fshatit Vidhan dhe B. J., me detyrë kryeplak i fshatit Lemnush.

Policia po punon për të identifikuar personat e tjerë të implikuar në këtë veprimtari të jashtëligjshmë.

Të fundit