Flash News

E-TJERA

Gjendet një trup i pajetë në pyll në Bulqizë

Gjendet një trup i pajetë në pyll në Bulqizë
foto ilustruese

Gjatë paradites së sotme është gjetur një trup i pajetë në pyll në Bulqizë, në zonën pyjore të Trebishtit.

Policia ka bërë me dije se dyshohet se trupi ka disa ditë në atë vend pasi ishte i dekompozuar. Trupi i përket një burri, ndërsa po punohet për identifikimin e tij.

Bulqizë/informacion paraprak

Me datë 13.08.2021, rreth orës 11.05,   është marrë informacion se në  një zonë pyjore në njësinë administrative Trebisht, është  konstatuar një shtetas pa shenja jete(i dekompozuar).

Vijon puna për identifikimin e trupit të pa jetë dhe sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Të fundit