Flash News

E-TJERA

Gjendet pa shenja jete emigranti në Devoll

Gjendet pa shenja jete emigranti në Devoll

Një emigrant është gjendur pa jetë në fshatin Trestenik të Devollit në kufi me Greqinë.

Sipas informacioneve mësohet se emigranti është rreth 40 vjeç  dhe trupi i tij është gjetur nga policia dhe Frontex.

Nga policia po kryhen të gjitha veprimet procedurale për zbardhjen e mëtejshme të kësaj ngjarje.

Njoftimi i Policisë: 

Më datë 12.11.2023, rreth orës 07:10, në pyllin e fshatit Trestenik, Devoll, është gjetur pa shenja jete nga banorët e zonës, një shtetas ende i paidentifikuar, rreth 40 vjeç, i cili nga të dhënat e para dyshohet se mund të jetë emigrant i paligjshëm.

Nga këqyrja paraprake e trupit të tij, nuk janë konstatuar shenja dhune dhe dyshohet se vdekja mund të jetë shkaktuar për shkaqe natyrale.

Trupi i pajetë do të dërgohet drejt morgut, ku pritet përgjigjja e ekspertizës mjekoligjore për të përcaktuar shkakun e vdekjes.

Grupi hetimor, po punon për identifikimin e viktimës si dhe për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

 

Të fundit