Flash News

E-TJERA

Gjendja shëndetësore e Kryepeshkopit Anastas Janullatos kritike, vazhdon trajtimi intensiv në Athinë

Gjendja shëndetësore e Kryepeshkopit Anastas Janullatos kritike,

Kryepeshkopi i Shqipërisë, Anastas Janullatos, i cili ka qenë i shtruar në spitalin “Evangelismos” në Athinë për pesë ditë, ndodhet në një gjendje të rënduar shëndetësore. Sipas raporteve të CNN Greece, Kryepeshkopi është i shtruar në repartin e terapive intensive, ku po merr kujdesin e nevojshëm mjekësor.

Anastas Janullatos u transportua urgjentisht në Athinë përmes një fluturimi të Forcave Ajrore nga Tirana pasditen e së premtes, më 3 janar, pasi gjendja e tij shëndetësore u përkeqësua. Ai kishte shfaqur simptoma të një virusi sezonal që më parë e kishte çuar në spitalin e Tiranës më 30 dhjetor. Me kalimin e ditëve, përkeqësimi i shëndetit të tij e bëri të nevojshëm transferimin në një spital më të specializuar në kryeqytetin grek.

Familjarët dhe besimtarët e kishës ortodokse po presin lajme të tjera për gjendjen shëndetësore të Kryepeshkopit, ndërsa mjekët po monitorojnë me kujdes situatën e tij.

 

Të fundit